Nisi me një qëllim, për krenari por edhe përgjegjësi. Ndoshta ky është togfjalëshi që i ka mbledhur të gjithë së bashku, për të udhëtuar drejt selisë së shenjtë, drejt Vatikanit, për të marrë pjesë në shënjtërimin e nënë terezës.

Te gjithse bashku nga katedralja e shen shtjefnit, dhe ndalesa e pare ishte ne kishen e zojes. Mberritja ne Itali koincidonte me koncertin e famshem te artisteve shqiptare kushtuar nene terezes, ne baziliken e Shen Palit ne Rome. Megjithate, e gjithe vemendja ishte ne meshen e se dieles, ku shqiptarja Nene Tereza, do te shpallej e shenjtë nga papa francesku. Shkodra ishte aty, besimtaret nga Shkodra nuk mungojne ne te tilla evente ashtu si edhe qindra e mijera shqiptare te cilet me mendje dhe me zemer ishin pikerisht aty. Gjenacano, nuk kish se si te mungonte ne kete shtegtim te besimtareve, pas shenjterimit te nene terezes, besimtaret takuan edhe nje emigrante shqiptare. Nje magji, nje moment i vecante, shprehje e besimit dhe e lumturise te gjithsecilit te cilet ne kete shtegtim kane marre shume cka, ashtu sic ndoshta edhe per koincidence kasola qe kishte veshur dom Artur Jaku, e kishte mbajtur papa benedikti i 16-te gjate vizites ne gjenacano. Nje udhetim i vecante, me njerez te vecante, nje pershpirteni e te gjitheve, nderkohe qe mberritja ne shkoder kishte edhe te vecanten e saj.

Artikulli paraprakVARSHAVA NDERON FIGURËN E NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërDAR PRANON RADHËT PËR SHPËRNDARJEN E TEKSTEVE