Shtëpi të përmbytura, rrugë të bllokuara dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën uje.Kjo është situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Lezhë. Problematika më e madhe u paraqit në fshatin Lalm i Ri, ku dalja nga shtrati e kanaleve kulluese përmbyti disa banesa, e të tjera u rrëthuan nga uji.Banoret thonë se kjo gjendje nuk ishte parë prej shumë vitesh, ndërsa shtojnë se dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Vërshimi i përrenjeve malor bllokoi rrugen e vjeter Lezhë-Milot.Shumë makina u bllokuan nga uji, niveli i të cilit në disa pika arriti deri në 50 cm.

Reshjet e shiut sollen probleme të shumta dhe në qytetin e Lezhës.Kanalizimet nuk e përballuan nivelin e prurjeve dhe uji vërshoi në rrugë dhe lagje, duke vështiresuar lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.Gjithashtu u përmbyten dhe oborret e shkollave 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” dhe “Besëlidhja”.Hyrja e nxënësve dhe mësuesve ishte e pamundur, duke sjellë pezullim të proçesit mësimor.

Nën kryetari i Bashkisë Lezhës Ermal Pacaj thotë se ka patur reshje të dendura shiu brenda një harku kohor të shkurter, por situata po mbahet nën kontroll dhe po ndërhyhet në pikat më problematike.

Gjithashtu reshjet e shiut kanë sjellë dhe shtim të prurjeve të lumin Drin, e për rrjedhoje ka dalë nga shtrati në disa pika, por fatmiresisht pa shkaktuar dëme.

 

Artikulli paraprakZHUKA: PO PUNOJMË PËR RIKTHIMIN E ENERGJISË
Artikulli tjetërLUFTA NË UKRAINË, PARLAMENTI EUROPIAN KËRKON KRIJIMIN E NJË GJYKATE SPECIALE PËR RUSINË