Shtëpia e Bardhë i bëri presion Izraelit që të punojë drejt një pauze në konfliktin e Gazës për të fituar lirinë për më shumë pengje të mbajtura nga Hamasi dhe për të rritur me shpejtësi fluksin e ndihmave humanitare për civilët palestinezë. John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve se ishte bërë njëfarë përparimi në negociatat drejt një pauze humanitare, por se mbetej më shumë punë për t’u bërë.

Ai reagoi një ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden foli me telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe i tha atij se një operacion ushtarak në Rafah “nuk duhet të vazhdojë” pa një plan për të mbrojtur civilët atje. Kirby mirëpriti lajmin se ushtria izraelite kishte liruar dy pengje gjatë një bastisjeje të forcave speciale në lagjen jugore Rafah të Gazës. Ai tha se nuk mund të ketë fund të krizës në Gaza derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë informacion specifik se ku ndodhen pengjet që mbahen nga Hamasi dhe mund të duhet të pranojnë mundësinë që disa pengje nuk janë më gjallë, shtoi Kirby gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.

Artikulli paraprakPAS 16 MIJË VDEKJEVE SHTESË NGA PANDEMIA, BIEN NDJESHËM FATALITETET NË 2023,
Artikulli tjetërNUK KA GJASA TË PRANONI SE KENI BËRË GABIME… HOROSKOPI PËR SOT