Pavarësisht paralajmërimeve të presidentit Tramp për sulm me raketa në Siri, Shtëpia e Bardhë njoftoi se ende nuk është marrë një vendim.

Zëdhënësja Sarah Sanders tha aktualisht të gjitha opsionet po shqyrtohen përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake.

Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi në telefon presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, me të cilin ra dakord për të qëndruar në kontakt për të mbajtur situatën nën kontroll.

Më herët presidenti rus Vladimir Putin tha se shpresonte që fryma e bashkëpunimit të mbizotëronte pas kërcënimeve të Trumpit për sulm në Siri.

SHBA akuzon regjimin sirian për sulmin kimik të së shtunës në Duma ku u vranë rreth 100 persona.

Artikulli paraprakRRËZOHET AVIONI LUFTARAK I GREQISË
Artikulli tjetërOBOT, RREZIKOJNË TË NGORDHIN BAGËTITË