Ngjarjet tronditëse në shtëpinë e fëmijës shkollore 6-18 vjeç në Shkodër nuk janë të panjohura.
Në nëntorin e 2014-ës dy vajza të tjera të mitura 11 dhe 14 vjeç janë larguar nga institucioni dhe për një natë askush s’ka patur informacion se ku ndodhen. Atë rast për “Star Plus” e ka sqaruar përpara 1 viti e gjysëm pikërisht psikologia e ndaluar Albana Llazani. Në atë kohë psikologia Llazani do të deklaronte se dy të miturat edhe pse kanë kaluar një natë jashtë institucionit nuk kanë qenë objekt i shfrytëzimit seksual. Vetë stafi i shtëpisë shkollore ka gjetur dy vajzat e humbura para një viti e gjysëm. Përpara një viti e gjysëm kur ndodhi largimi i dy të miturave nga shtëpia e fëmijës shkollore roja që lejoi daljen e tyre jashtë mjediseve të institucionit u shkarkua nga puna ndërsa sot këto probleme të trashëguara çojnë në ngjarje tronditësë që kanë të bëjnë me keqtrajtime e deri në shfrytëzimin seksual të 3 vajzave të mitura.