Fëmijët rezidentë tek shtëpia e fëmijës 6-16 vjeç në Shkodër për herë të parë u bënë pjesë e një shfaqje teatrale të quajtur “Pas Vdekjes” një version modern i komedisë së Çajupit me personazhin e famshëm doktor Adhamudhit.

Aktorja e njohur Eni Jani e cila zbatoi projektin “Rrugëtim i ndryshëm i njëjti destinacion” që i dedikohet shtëpisë së fëmijës në Shkodër tregon se është zgjedhur një autor shqiptar për t’i njohur të rinjtë me traditat e kohëve të mëparshme dhe anët pozitive dhe negative të atyre periudhave.

Aktorja Jani tregon se cila pjesë e shkruar nga Çajupi nga doktor Adhamudhi është zgjedhur dhe mesazhi që përcjell përmes shfaqjes “Pas Vdekjes”.

Vinifreda Gazulli, drejtore e shtëpisë së fëmijës 6-16 vjeç thotë se të rinjtë e kanë nevojë që të japin shfaqje jashtë mureve të institucionit.

Projekti i zbatuar në shtëpinë e fëmijës në Shkodër pjesë e së cilës ishte edhe kjo shfaqje ka për qëllim që të nxisë, promovojë talente të reja pikërisht tek këta fëmijë për të rritur vetëbesimin e tyre për një të ardhme më të mirë.

 

Artikulli paraprak“JAVA E KULTURËS TURKE” MBËRRIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHPËRTHIMET NGA GAZI, ISHTI KONTROLLE NË VELIPOJË