RAMA: DO TË ZBULOJMË TË GJITHË NËNTOKËN E REGJIMIT KOMUNIST. Shndërrimi në Muze i “Shtëpisë së Gjetheve”, një nga godinat kryesore të Shërbimit të Shtetit për përgjimet, nuk do të jetë projekti i fundit i qeverisë që do të nxjerrë në dritë të errëtat e të shkuarës e vendit tonë.
Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të njihen me infrastrukturën sekrete që përdorej në kohën e regjimit komunist, dhe lëvizja e radhës do të jetë hapja për publikun e tuneleve të nëndheshme që ndodhen në TiranëDeri korrik të 2014 ndërtesa ishte në pronësi të SHISH derisa qeveria e kaloi nën varësi të Ministrisë së Kulturës.Një pjesë e mirë e aparaturës teknike dhe materiale të shumtë, të përdorur në atë periudhë nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, janë të magazinuar dhe të arkivuar në ambientet e kësaj godine dhe në Arkiva të posaçëm. Minsitria e kulturë snë bahskëpunim me institucione të tjera do ta shndërrojnë shtëpinë e gjeteve në muze