Që në mars të 2014-ës zëvëndësministri i kulturës Zef Çuni duke folur për shtëpinë e Loro Boriçit pati deklaruar se pritet miratimi i një ndryshimi në ligjin ekzistues për këto objekte me vlera historike.
29 MARS 2014-ZEF ÇUNI – ZËVENDËSMINISTËR I KULTURËS
Në fakt kanë kaluar thuajse 1 vit e 4 muaj që nga kjo deklaratë dhe ende ky ndryshim i ligjit nuk është bërë ndërsa shtëpia e Loro Boriçit vijon të shkatërrohet çdo ditë. Ligji mund të ndryshojë në shtatorin e këtij viti dhe gjatë gjithë kësaj kohe banesa e Loro Boriçit do vijojë të jetë e pambrojtur. Në marsin e 2014-ës zëvendës ministri Çuni po ashtu deklaroi se është detyrë e Bashkisë Shkodër të ndjekë procedurat e mëtejshme.
29 MARS 2014-ZEF ÇUNI – ZËVENDËSMINISTËR I KULTURËS
Sa i përket drejtorisë rajonale të kulturës sipas Çunit ka për detyrë vetëm kontrollin e punimeve
29 MARS 2014-ZEF ÇUNI – ZËVENDËSMINISTËR I KULTURËS
Pak ditë më parë të njëjtën gjë deklaroi edhe drejtorja rajonale e kulturës Majlinda Laçaj duke shtuar madje se pronarët që kanë blerë atë objekt nuk kanë para për ta rikonstruktuar gjë e cila ka krijuar këtë ngërç që nuk po gjen zgjidhje. Pavarësisht këtyre procedurave dhe ndasive të përgjegjësive mes institucioneve, shtëpia e nëj prej figurave më të rëndësishme jo vetëm të Shkodrës por edhe Shqipërisë mund të ketë një fund të hidhur dhe deri sa institucionet të gjejnë një gjuhë, ajo banesë karakteristike mund të shembet duke humbur një gjurmë me vlera të kulturës shkodrane.