Prej pothuaj një viti, në Shkodër është hapur filiali I dytë në Shqipëri I Euromode School Italia, një shtëpi dizenjimi I veshjeve të modës së lartë e cila po rritet dita-ditës. Zyli Dibra Sala, stilistja me eksperiencë mbi 30-vjeçare në fushën e modës shprehet se ky institucion është lider I modës në botë.

Me rastin e fundit të vitit shkollor, kjo shtëpi mode po përgatitet për sfilatën e cila do mbahet në ditët e para të muajit gusht tregon stilistja Dibra.

Një element dallues I shtëpisë së modës së lartë më Shkodër është edhe mundësia e trajnimit 6 mujor në Euromode School në Itali shprehet Zyli Dibra sala ndërsa tregon se kjo mundësi ëshët e rezervuar vetëm për studentet më të mira.

Krahasuar me qytetin e Lezhës, ku filiali I shkollës së mirënjohur italiane është hapur 10 vite më parë, lë të kuptojë që qyteti I Shkodrës është shumë mrapa njohjes së modës së lartë dhe tendencave të fundit të saj.

Ndërkohë, stilistja Zyli Dibra Sala nisur nga puna e saj e përditshme tregon se klientët me të cilën ajo punon kanë tashmë një botëkuptim tjetër, të udhëhequr nga dëshira për të patur modele fustanesh sa më të realizuara dhe të ngjashme me ato të tapetit të kuq.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 2 INSPEKTORË TË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërFUSHË PAINTBALL-I PËR HERË TË PARË NË SHKODËR