Në ditën ndërkombëtare të solidaritetit mes brezave një aktivitet sensibilizues është zhvilluar në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

Komuniteti Sant Egidio ka organizuar një festë mes të moshuarve duke bërë që këta të fundit të kalojnë disa çaste ndryshe nga rutina e përditshme. Ata që i kanë dhuruar mbështetje e ngrohtësi janë disa të rinj të komunitetit Sant Egidio të cilët kanë biseduar e dëfryer me personat rezidentë aty. Kjo ditë shërben për të dhënë një mesazh të fortë dhe për të sensibilizuar pjesën tjetër të shoqërisë.

Të moshuarit jo vetëm në qendrat rezidenciale por edhe në shtëpitë e gjithsecilit jo vetëm se nuk duhen braktisur thotë përfaqësuesja e Sant Egidio por edhe duhen trajtuar me shumë dashuri e përkujdesje si pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Festa mes të rinjve dhe të moshuarve në qendrën rezidenciale në Shkodër ka vijuar për disa orë me radhë duke bërë qëtë ndjehen më të lumtur se san ë ditët e tyre të përditshme.

Artikulli paraprakEKSPOZITË FILOGRAFIE PËR 25 VJETORIN E MEDRESESË
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 18 QERSHOR, PUBLIKOHEN EMRAT PËR SHKODRËN