Bashkejetesa e te semureve mendore me te moshuarit e tjere ne shtepine e te moshuarve Shkoder vazhdon te jete present si nje problem I mbartur nder vite, pasi edhe aktualisht nga 50 te moshuar, 15 prej tyre jane me probleme mendore.
Megjithate punonjesja sociale prane ketij institucioni mirsada abdurrahmani thote se pervecse trajtimeve te ndryshme per kete kategoiri , nepermjet organizatave te ndryshme po punohet qe te behet e mundur levizja e tyre. Nderkohe nga ana tjeter, megjithese kete institucion jane bere ndryshime te dukshme per sa I perket anes infrastukturore, perseri se shpejti pritet nje investim serioz per rikonstruksionin total te tij. Me ndarjen e re territoriale shtepia e te moshuarve nuk eshte me nje institucion me 2 vartesi, por tashme te gjitha kompetencat si per menaxhimin ashtu edhe per pranimin e te moshuarve i kane kaluar sherbimit social shteterore .