Shtëpia e Zekajve monument kulture i kategorisë së parë në lagjen “Sheher” të qytetit të Lezhës është kthyer në gërmadhë.Banesa dy kateshe karakteristike qytetare që dikur shërbente dhe si muze është shembur plotësisht.
Degradimi që pësoi objekti ndër vite, nuk i rezistoi lagështires e për pasojë çatia dhe muret kanë rënë thuajse plotësisht.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thote se rrënimi i banesës, unike për akitekturën që ishte ndërtuar, ishte e paralajmeruar, ndërsa tani është teper vonë për të ndërhyre.
Banesa qytetare e Sali Bajram Zekës në lagjen e vjeter piktoreske Sheher ishte Monument-Kulture i kategorisë së parë e marre në mbrojtje nga shteti që në vitin 1963, por mungesa e vemendjes bëri që të degradoje e të humbasë plotësisht.