Mikroshtëpitë po përparojnë me shpejtësi, por ajo e paraqitur nga një universitet kanadez i kapërcen të gjitha rekordet.
“E krijuar sipas estetikës së shtëpive prej xhenxhefili, tipike të Krishtlindjes, ajo është prerë në material prej silikoni duke përdorur rreze jonesh dhe e gjithë puna është kryer nën lenten e një mikroskopi elektronik”, shpjegoi studiuesi i projektit, Travis Casagrande.
“E gjatë 10 mikronë (1 mikron=1/1 000 e milimetrit) dhe e gjerë gjashtë mikronë, ajo është shumë më e vogël se një mikroshtëpi e ngjashme, e realizuar vitin e kaluar nga një laborator francez”, siguron universiteti kanadez.
Shtëpia është e vendosur mbi kokën e një plaku dëbore dhe së bashku janë fotografuar pranë një fijeje floku, që ngjason me një trung shumë të madh peme, nën mikroskop.