Një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen “Parrucë” është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte.

Ndërsa fatmirësisht janë shpëtuar në kohë 5 anëtarët e familjes Haxhija që jetonin aty. Shkak I flakëve dyshohet të jetë një cigare e harruar ndezur, duke bërë që të marrë flakë një nga divanët e më pas zjarri është përhapur në ambjente të tjera të shtëpisë.

Drejtori I repartit zjarrëfikës Agim Ponari tha se ekipi I efektivëve ka ndërhyrë në kohë rekord duke neutralizuar zjarrin në banesë.

Në vendngjarje mbërriti edhe kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci, I cili inspektoi nga afër dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Banorët që ndërhynë për shpëtimin e anëtarëve të familjes Haxhija ankohen që ambulanca mbërriti me vonesë. Ndërkohë një tjetër rast zjarri u regjistrua edhe në lagjen “Partizani” ku një bombul gazi shpërtheu në një banesë, ku janë pati vetëm dëme materiale.

Artikulli paraprakISH-PRESIDENTI I SHBA, BILL CLINTON VIZITON SHQIPËRINË MË 4 KORRIK, TAKIME ME LIDERËT KRYESORË
Artikulli tjetërPOLICIA ARRESTON TRE TË RINJ NË LAÇ