Publiku ne Lezhe qeshi dhe u argetua me komedine “Shtepiakë te deshperuar” qe rikthehet per here te dyte ne skenen e pallatit te kultures. Komedia romantike franceze mbi burrin modern me regji nga Artan Imami dhe ku aktrojnë Artan Imami, Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobani, argetoi publikun qe se fundmi ka nisur te mbushe sallat.
Per aktoret Gentjan Zenelaj dhe Indrit Cobani, rikthimi ne Lezhe ishte nje dhurate per publikun ne nje ambjent teresisht te rikonstruktuar dhe ku tashme mund te prezantosh shfaqje ne kushte te denja jo vetem per artistet por edhe per vete spektatorin.
Per rreth 1 ore e 30 minuta, pubiku shijoi nje komedi plot batuta qe krijuan te qeshura gjate gjithe shfaqjes dhe qe ne fund i dhuroi duartrokitje te gjata aktoreve.