Shkatërrohet një miniserë brenda banesës së një 50-vjeçari, i cili është arrestuar. Sipas policisë, autori me inicialet F.H. kishte mbjellë në Milot 295 fara kanabisi në kubikë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë si dhe kontrolleve të imëtësishme të kryera për këtë qëllim u zbulua rasti i 50-vjeçarit duke finalizuar operacionin “Miloti”.
Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë njoftojnë se po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.