Në dy vitet e fundit numri i shtëpive me qira në Shkodër që jepen në Airbnb apo platform të tjera të ngjashme ka shkuar në rreth 1000. Pothuajse të gjitha këto banesa janë totalisht të paformalizuara duke sjellë kështu një mungesë të theksuar barazie përballë strukturave hoteliere në Shkodër dhe mbarë vendin. Shtimi i numrit të turistëve që tashmë këtë vit pritet t’i kalojë 10 milion ka bërë që qytetarë të ndryshëm të lëshojnë shtëpitë e tyre me qira por kjo ka krijuar një konkurencë të pandershme sepse pronarët e këtyre banesave nuk paguajnë asnjë lloj detyrimi financiar.

Në këto kushte gara nuk është aspak e drejtë kur hotelet e ndërtuara për një turizëm të qëndrueshëm me shërbim cilësor paguajnë taksa e tatime të larta ndërsa afro 1000 shtëpi që lëshohen me qira të gjithë fitimin tërë vitin e kanë të pastër në xhepin e tyre duke iu shmangur çdo lloj detyrimi financiar. Po ashtu në këto shtëpi nuk ka asnjë lloj sigurie për turistët dhe në të njëjtën kohë edhe shërbimi që ofrohet lë për të dëshiruar. Kjo mënyrë e punës përmes banesave në Airbnb në vend që ta ndihmojë turizmin në fakt e dëmton atë. Për këtë arsye prej dy vitesh institucionet dhe qeveria shqiptare deri më tani nuk kanë ndërmarrë asnjë hap ligjor për të vënë një lloj barazie dhe për ta përmirësuar sepse në këto kushte hotelet që kanë fatura të larta po rrezikojnë ndjeshëm përballë shtëpive me qira në Airbnb që nuk kanë asnjë faturë.

Për një qytet si Shkodra afro 1000 shtëpi me qira janë një numër tejet i konsiderueshëm aq më tepër kur tendenca është që këto shtëpi në muajt në vazhdim dhe vitin e ardhshëm të shtohen edhe më shumë duke vijuar që të dëmtojnë padrejtësisht strukturat hoteliere në mbarë vendin. Regjistrimi i këtyre banesave është i domosdoshëm sepse qarkullojnë shumë të ardhura në informalitet dhe përveçse nuk kontribuojnë në buxhetin e shtetit krijojnë edhe një situatë të padrejtë dhe të pasigurtë për hotelet. Është emergjente që kjo mungesë e formalizimit të shtëpive me qira të marrë fund dhe të paguajnë tatimet në mënyrë që të ketë një barazi në treg.

https://youtu.be/wI66Jggj5W4

 

 

Artikulli paraprakLEZHË/ KARABINIERËT ITALIANË MARRIN NË DORËZIM KAMPIN E REFUGJATËVE NË GJADËR! JA KUR PËRFUNDOJNË PUNIMET
Artikulli tjetërDITA FUSHORE E MISRIT, FERMERËT: DO LËMË TOKAT DJERR