NË GJYSMËN E JANARIT INUK PRITET TË VIJË PËR TË PRISHUR .Fati i afro 30 objekteve përreth stadiumit “Loro Boriçi” duket se është vendosur përfundimisht. Për shkak të rikonstruksionit që pritet t’i bëhet stadiumit, ato shtëpi të parashikuara për tu prishur aq sa duhet për të krijuar të gjitha hapësirat e duhura sipas projektit me shumë gjasa do të shemben.

Madje është përcaktuar përafërsisht edhe afati se kur INUK do të mbërrijë në Shkodër për të ndërmarrë këtë aksion. Burime pranë INUK bëjnë me dije se rreth gjysmës së janarit të vitit të ardhshëm 30 objektet do të shemben. Para se të arrihet tek kjo pjesë të gjithë atyre që do t’i merret ndonjë pjesë toke apo do t’i shemben shtëpitë, më parë do të njoftohen për të tërhequr shpronësimet dhe dëmshpërblimet. Shifrat përfundimtare pritet që të publikohen që në ditët e para të muajit janar dhe pas pak ditëve të vijojë aksioni për prishjen e ndërtesave të ndryshme. Po ashtu burime konfidenciale bëjnë me dije për “Star Plus” edhe çmimet e vendosura për shpronësim dhe dëmshpërblim. Në këtë mënyrë çdo metër katror toke do të shpronësohet me afro 86 mijë lekë të vjetra, natyrisht një çmim më i ulët se ai i tregut. Po ashtu pritet që qeveria të vendosë për dëmshpërblimin për ndërtesat një shifër prej rreth 300 mijë lekë të vjetra për metër katror, sërish më pak se çmimi i ndërtesave që shiten në tregun e përditshëm. Mesazhi i prefektit të Qarkut Shkodër Paulin Radovani në adresë të kryeministrit Edi Rama për të parë mundësinë e ndërtimit të parkingut shumëkatësh nuk është marrë parasysh. Në këtë mënyrë duket se projekti i stadiumit “Loro Boriçi” do të zbatohet ashtu siç është përfolur duke mos marrë parasysh kështu protestat e pronarëve të atyre objekteve. Nga ana tjetër qeveria përllogarit deri diku në 2 milionë dollar shumën për shpronësimet dhe dëmshpërblimet me qëllimin për t’i dhënë një imazh krejt tjetër stadiumit “Loro Boriçi”. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/kpOFqxfEZRo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDËBORA, NISIN PROBLEMET E PARA
Artikulli tjetërTERRITORIALJA, NË 2015-tën DO TË KETË 1785 KËSHILLTARË