Edhe pse jemi në mesin e shtatorit, Lumi i Shalës vazhdon që të ketë frekuentim të madh, por rënia e menjëhershme e nivelit të lumit, e ka vështirësuar tej mase aksesimin e kësaj pike turistike. Si pasojë e uljes së nivelit të ujit, qindra turistë janë detyruar që të ecin rreth një orë në këmbë për të arritur në destinacion dhe për të shijuar bukuritë që ka kjo zonë. Një nga operatorët turistik, Edmond Qeta, thotë se kjo problematikë ka një javë në atë zonë, ndërsa shton se një gjë e tillë ua vështirëson së tepërmi lëvizjen.

Operatorët turistikë kanë edhe një apel për autoritetet, pasi prenotimet në Lumin e Shalës vazhdojnë edhe gjatë shtatorit.

Guidat turistike dhe lundërtarët që merren me transportin e turistëve me varka, po luftojnë çdo ditë me rrymat e ftohta të lumit në përpjekje për t’i dërguar në destinacion, teksa rënia e nivelit të ujit ua vështirëson shumë një gjë të tillë.

 

Artikulli paraprakTRANSPORTONTE SHTETAS NGA AFGANISTANI KUNDREJT PAGESËS, ARRESTOHET 28 VJEÇARI
Artikulli tjetërMOTI I KEQ KRIJON PROBLEME NË LEZHË