Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit, premtoi rritje të pagës mesatare e cila pritet që të arrijë deri në shifrën prej 900 eurosh. Gjithashtu në një komunikim me gazetarët, kreu i qeverisë shqiptare tha se në prill pensionistëve do t’u jepen nga 5 mijë lekë të reja plus. Në Shkodër pensionistët të pyetur se a ju duket e mjaftueshme kjo shtesë ato shprehen se kostoja e jetëses është shumë e lartë dhe se nuk ia dalin dot të mbyllin muajin.

Ndër të tjera ata shprehen se shtesa e pensioneve është e nevojshme të jetë më e madhe pasi me shumat që marrin atyre nuk u mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet që u duhen për mjekime dhe ilaçe. Shpërblimi në shifrën 5 mijë lekë ka nisur tu jepet pensionistëve që në fillim të këtij muaji. Premtimi ështe bërë nga kryeministri Edi Rama dhe është kësti i parë nga vjelja taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

 

Artikulli paraprakFSHATI KU JETOHET SI NË MESJETË
Artikulli tjetërAKADEMIA E SHKENCAVE, REAGIMET NDAJ GJINUSHIT