Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg shtetasin turk, Selami Simskek, i cili u kap në aeroportin e Rinasit teksa tentonte të kalonte me pasoportë të falsifikuar.
Ky është 40-vjeçari turk Selami Simsek i cili ndodhej prej disa muaj i arrestuar në Shqipëri.
Ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, pasi u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Gjyqtari, Ahmet Metaliaj, vendosi deklarimin fajtor për falsifikim të pasaportave dhe vizave dhe dënimin e Selami Simsek me 18 muaj burgim, por për shkak se atij i ishte pranuar gjykimi i shkurtuar, dënimi ulet me 1/3-ën dhe përfundimisht dënohet me 12 muaj.
Avokati i 40-vjeçarit tha se dënimi që kërkon Prokuroria është shumë i rëndë. Ai kërkoi që shtetasi turk të dënohej me kohën e paraburgimit.
Ndërkohë që edhe prokuroria kishte kërkuar dënimin me 18 muaj burg për Simsek.
Simsek u ndalua nga autoritetet shqiptare në aeroportin e Rinasit, pasi donte të kalontë për në Kanada me vizë të falsifikuar.