Katër vite pasi mirëpriti në vend gati 1 milion refugjatë, Gjermania ka vështirësuar procesin e aplikimeve për azil dhe ka shtuar numrin e dëbimeve të shtetasve të huaj nga territori i saj.

Të mërkurën, Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer njoftoi se në 2018 Gjermania depozitoi rreth 185,000 aplikime për azil, një shifër në rënie me gati 17% nga viti i mëparshëm dhe shumë më pak se 890,000 aplikimet e marra në vitin 2015.

Seehofer gjithashtu deklaroi se numri ishte brenda kufirit të migrimit të miratuar nga qeveria e koalicionit gjerman.

Sipas ‘CNN’ shifrat janë një tregues i zhdukjet së politikës “kulturë mikpritëse” e iniciuar nga Angela Merkel në vitin 2015.

Artikulli paraprakTENTUAN TË KALOJNË KUFIRIN, KAPEN 9 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM
Artikulli tjetër33-VJEÇARI SHQIPTAR GJENDET I VDEKUR NË BURGUN GREK