Shteti i parë i pavarur në botë lundrues pritet që gjatë vitit 2022 të jetë i gatshëm për banim në Oqeanin Paqësor, dhe do të funksionojë me qeverinë e saj që gjithashtu do të ketë valutën e quajtur “Vayron”.

Planifikohet që qyteti lundrues të ketë 300 shtëpi si dhe hotele, restorante, kafiteri dhe shumë objekte tjera që do të ndërtohen në Oqeanin Paqësor më saktësisht në ishullin e Tahitit.

I financuar nga themeluesi i PayPal, Peter Thiel, pilot projekti 50 milionë dollarësh është duke u zhvilluar në bashkëpunim me qeverinë e Polinezisë, akademikët, filantropët dhe investitorë të ndryshëm.

Gjatë një interviste dhënë CNBC, Mezza-Garcia, hulumtuese në universitetin Warwick, ka deklaruar se ekzistojnë probleme të mëdha në realizimin e këtij projekti në ishujt e Polinezisë, kjo për faktin se toka shtrihet në korale dhe do të zhduket me rritjen e nivelit të ujit.

Ata synojnë ta kenë valutën Vayron dhe qeverinë e tyre, ndërsa projekti në total kushton 50 milionë dollarë dhe pritet të jetë i gatshëm deri në vitin 2022.

Artikulli paraprak330 KG KOKAINË DHE SHUME KANABIS, NË PRANGA DISA SHQIPTARE
Artikulli tjetërPËRFITIMI/ KUSH NUK PLOTËSON VITET E PUNËS, JA SI MERRET PENSIONI SHTESË NGA ISSH