Ne qytetin e Lezhës vitet e fundit jane shtuae ndjeshëm hapësirat e gjelberta. Ndërmarrja e gjelberimit ka nisur punën për mbjelljen 45 mijë rrënjëve lule në zona të ndryshme të qytetit.
Përgjegjësi i ndërmarrjes së gjelbërimit Nikoll Lleshi, thotë se do të punohet në vazhdimësi për shtimin e sipërfaqeve të gjelberta, për të krijuar mjedise sa me relaksuese për qytetaret.
Krijimi hapsirave të gjelberta mbetet një tjeter angazhim i Bashkisë se ketij qyteti, kjo për të përmbushur standartin e nevojshem për qytetaret e sajë,
ndërsa duhet theksuar fakti se vitet e fundit është bërë një punë mjaft e mire në këtë drejtim.