2018 ka nisur keq për sa i përket aksidenteve rrugore. Instituti i Statistikave raportoi se një janar të këtij viti u regjistruan 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017, duke u rritur me 12,6 %.Numri i personave të plagosur gjatë muajit Janar 2018 është 162, nga 136 të plagosur në muajin janarin e 2017.

Pozitiv është fakti që numri e personave që kanë humbur jetë ka rënë nga 22 që është në janari n e një viti më parë në 13, janarin e këtij viti.Në 74,6 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, pjesa tjetër për faj të këmbësorëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Shkaktarët më të mëdhenj janë grup mosha 45 – 60 vjeç.

Numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur në Tiranë me gati dyfishin e gjithë pjesës tjetër të qarqeve të mbledhura së bashku.

 

Artikulli paraprakRAPORTI I ITALIANËVE: MAFIA SHQIPTARE, IMPORTUESJA E MADHE E DROGËS
Artikulli tjetërLUFTË KRIMIT TË ORGANIZUAR, BRITANIA PREMTON NDIHMË