Pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, marrin pozicionet e tyre në Zveçan.

Aleanca ushtarake e NATO-s ka rritur praninë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pas tensioneve që ka shkaktuar hyrja e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Fiks në orën shtatë para objektit të Komunës në Zveçan, protestuesit kanë nisur të nënshkruhen duke e arsyetuar veprimin se “nuk po lejohen të hyjnë në objektin e komunës”.

Është dita e gjashtë e protestave në veri. Serbët po kundërshtojnë ushtrimin e detyrës së kryetarëve të komunave në tri komuna në veri, nga objektet komunale.

Tensionet kanë përcjellë disa ditë protestat, ndërsa së fundmi protestat janë zëvendësuar me fyerje e provokime.

Dje, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se serbët e Kosovës në vazhdimësi janë nën trysni dhe kërcënime që të kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre.

Ministrit Sveçla, ka shkruar në Facebook se pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot po detyrohen të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë.

Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shkëmbyen akuza për tensionet në veri të Kosovës, përpara se të takoheshin në praninë e disa udhëheqësve evropianë në Kishinjev të Moldavisë.

Artikulli paraprakTEMPERATURAT ARRIJNË NË 28 GRADË C! PASDITJA SJELL STUHI BRESHËRI NË DISA VENDE
Artikulli tjetërÇMIMI I BUKËS NUK NDJEK TENDENCËN RËNËSE TË GRURIT NË BURSAT E HUAJA/ SHOQATA E PRODHUESVE: MUNGESA E PUNËTORËVE KA SHTUAR KOSTOT MBI 50%