Banorët në fshatin Shtoj i Ri janë të shqetësuar nga grabitjet e njëpasnjëshme në atë zonë.

Ata tregojnë se grabitja dhe dhunimi i çiftit të moshuarve Marinaj nuk është rasti i parë. Të paktën vitin e fundit ka një rritje të grabitjeve në atë fshat. Grabitësit vjedhin banesat qoftë ditën por edhe natën duke krijuar kështu një situatë problematike për banorët.

Banorët pas rastit të fundit të grabitjes në familjen Marinaj por edhe rasteve të mëparshme shprehen se ndjehen të frikësuar dhe se s’mund të lënë vetëm shtëpitë e tyre. Banorët raportojnë për dhjetra raste të vjedhjeve e grabitjeve ndërsa policia nuk i raporton të gjithë këto raste. Edhe grabitja në fshatin Shtoj i Ri ku u dhunua çifti Marinaj duke i grabitur 850 euro është raportuar nga policia pasi është publikuar në media.

Artikulli paraprakAMBASADORI ITALIAN: BLERJA E VOTËS E RËNDË
Artikulli tjetërVLLAZNIA, ANALIZA PRITET KËTË JAVË