Në dhjetorin festiv, shtohen lëvizjet në hyrje dhe dalje të pikave të kalimit kufitar në Shkodër. Gjatë 4 ditëve të fundit, kur ende nuk I jemi aftuar fluksit të lëvizjeve për këtë sezon, janë rreth 40 mijë shtetas të cilët kanë lëvizur përmes këtyre dy pikave kufitare ku pjesa më e madhe kanë hyrë në territorin shqiotarë. Sipas të dhënave zyrtare, të siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në harkun kohor të 4 ditëve kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 18 mijë shtetas.
Pjesa më e madhe e tyre janë turistë nga vende të Bashkimit Europian, të cilët kanë zgjedhur Shkodrën për të kaluar festat e fundvitit ndërsa rreth 17 mijë të tjerë janë shtetasit të cilët kanë dalë nga Shqipëria. Nga sa mësohet, në pikën e kalimit kufitar Muriqan por edhe në Hanin e Hotit, gjatë ditëve me fluks të shtuar do të punohet me të gjitha kapacitetet, për të mos krijuar radhë dhe vonesa në kalimin shtetasve të ndryshëm.
Çdo fundvit, për shkak të ofertës turistike, me dhjetëra turistë zgjedhin Shkodrën për të kaluar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ndërsa të shumtë janë edhe emigrantët të cilët kthehen në vendlindje për të kaluar festat bashkë me familjen.