Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetsim serioz për qytetarët shkodranë. Ata I gjen kudo nëpër rrugicat e qytetit, dhe shpesh herë njerzit tremben nga egërsia e tyre.
Megjithatë vullnetarja e “Animals Need Me” Erza Cermjani fajëson si shkaktarët kryesorë të rritjes së numrit të qenve në rrugë vetë qytetarët të cilët I braktisin të pasterilizuar, dhe kjo është arsyeja që numri I tyre rritet dita- ditës dhe egërsohen shpesh herë.
Ndërkohë Cermjani thotë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë pasi ato janë të sterilizuar dhe bashkia Shkodër po realizon një tjetër projekt që të sterilizohet çdo qen rruge.
Të strehosh të gjithë qentë endacakë është e pamundur por ajo cka duhet të këtë parasysh cdo individ është që të secili të ndërgjegjësohet dhe të mos I braktisin sidomos të pasterilizuar pasi kështu ata vetëm do të shtohen dhe do jenë të rrezikshëm.