SPORTELET KANË NISUR NË MBIPOPULLOHEN, FLUKS EDHE PËR ÇERTEFIKATAT. Sportelet e gjëndjes civile në qytetin e Shkodrës kanë nisur të mbipopullohen nga dita në ditë me aplikues të cilët kërkojnë që të paisen me pasaporta biometrike dhe karta identiteti e po ashtu çertefikata.

Këto shërbime ofrohen në një mjedis të përbashkët duke krijuar kështu një fluks më të madh të qytetarëve që drejtohen aty se sa në ditët e zakonshme. Me ardhjen e muajit nëntor shihet një rritje më e madhe e aplikuesve që kërkojnë të paisen me pasaportat biometrike apo kartat e identitetit. Nganjëherë ka probleme që shfaqen në radhët që krijohen sa i përket numrit të vogël të punonjësve që kryejnë procedurat e aplikimeve për qytetarët. Personat që aplikojnë brenda një dite aktualisht shkojnë deri në 100 e po të shtohet edhe numri i atyre që kërkojnë çertefikata që janë po ashtu mbi 100 brenda një dite atëherë në orë të ndryshme krijohen radhë dhe aplikuesit duhet të presin më shumë se zakonisht. Pavarësisht kësaj nuk ka një shtim të numrit të personelit. Jashtë kamerave qytetarët shprehin ankesat e tyre duke thënë se pritja aty është stresuese sepse duhet të qëndrojnë gjatë deri sa të kryejnë procesin e aplikimit. Ndërsa në ditët në vazhdim pritet që fluksi të rritet sërish me ardhjen e emigrantëve për festat e fundvitit. Interes nuk shfaqin vetëm shqiptarët që jetojnë e punojnë në vendet e Bashkimit Europian por edhe ata që jetojnë në Shkodër duke kërkuar kështu që të kenë dokumentacionin e duhur për të kaluar festat e fundvitit jashtë Shqipërisë. Një fluks ka edhe për pajisjen me pasaporta të përshpejtuara që merren brenda tre ditëve me një pagesë më të lartë. Megjithatë jashtë kamerave aplikuesit thonë se ky afat nuk respektohet thuajse asnjëherë teksa pavarësisht se kuponi paguhet me 15 mijë leketë, pasaporta mbërrin pas 5-6 ditësh. Në këtë mënyrë Ministria e Brendshme duhet të marrë masat e duhura për shtimin e punonjësve dhe sjelljen në kohë të pasaportave e kartave të identitetit.     

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/2ft4ld36_CA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBASKETBOLL, VLLAZNIA FITON SËRISH NË FUND
Artikulli tjetërSERBI – SHQIPËRI, MARRËVESHJE DYPALËSHE