Mos përdorni antibiotikë – Shtohen rastet e të prekurve me grip, në Pediatri 150 fëmijë në ditë

 

Shtohen rastet e të prekurve nga infeksionet respiratore, viruset gripale të favorizuara nga luhatja e temperaturave. Në urgjencën e shërbimit të infektivit në ditë 150 fëmijë kërkojnë ndihmën e mjekëve ndërsa në shërbimin e infektivit 70 të rritur paraqiten në urgjencë. Mjekja e familjes Bruna Shiroka tha se nuk ka viruse të reja në qarkullim, por viruset ekzistuese pësojnë mutacione duke u manifestuar me temperaturë të lartë, gjendje dobësie, dhimbje fyti, rrufë. Shiroka: Qarkullon një numër tepër i madh virusesh. Zakonisht janë rinoviruset që mbajnë numrin një të viruseve. Viruset që qarkullojnë normalisht janë viruset e stinës. Pjesa më e madhe e qytetarëve vetëmjekohen pasi shfaqen simptomat gripale duke marrë antibiotikë në farmacinë më të afërt. Por, mjekja rekomandon qytetarët të konsultohen me bluzat e bardha dhe të mos marrin vullnetarisht antibiotikë për shkak se ndikojnë negativisht në shëndet. Shiroka: Duhen konsulta me mjekun, sepse në sëmundjet virale përdorimi antibiotikut është i tepruar, pra i panevojshëm. Duhet të jetë mjeku ai që vendos. Në nivel kombëtare sipas Institutit të Shëndetit Publik. 10.000 persona janë të prekur nga infeksionet respiratore. Grupet më të rrezikuara nga këto viruse janë fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Mjekët rekomandojnë konsultime të menjëhershme me ekspertë të shëndetit ndërsa në dietën ushqimore; konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NE AKSIN FUSHE KRUJE-KRUJE
Artikulli tjetërAPROVOHET LIGJI QE NDALON CALL CENTER JASHTE BE