Ndeshja Vllaznia – Flamurtari qe do te luhet diten e sotme kerkon mbeshtetjen e te gjithe tifozeris se saj.

Ne ndeshjen e kaluar ku sic dihet problemet me pajisjen e biletave nuk kane munguar si pasoje e shitjes se tyre ne nje sportel te vetem, ka bere qe strukturat e Vllaznis te marrin masa qe te mos riperserite e njejta situate. Ne faqen zyrtare ne Facebook te Vllaznise eshte bere nje njoftim per tifozet, ku lajmerohen qe ne stadium te vijne pak me heret se orari ku fillon ndeshja per te evituar rradhet e gjata, por edhe per shtimin e sporteleve te shitjes se biletave qe asnje nga sportdashesit te mos mbesi pa u pajisur me bilete. Ja dhe njoftimi zyrtare qe eshte bere ne faqen e Vllaznis:

NJOFTIM
KF Vllaznia ben te ditur se sportelet e shitjes se biletave te ndeshjes Vllaznia- Flamurtari qe do te luhet neser ne oren 13.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te jene te hapur qe ne oren 08.30 te mengjesit. Lutemi te gjithe atyre qe kane deshire te jene ne stadium per te perkrahur skuadren tone te zemres, t’i sigurojne me heret sesa orari i fillimit te ndeshjes ne menyre qe te eliminojme kaosin e krijuar ne ndeshjen e kaluar. KF Vllaznia ne bashkepunim me firmen qe merret me prerjen dhe shitjen e biletave, ka marre masat e duhura per shtimin e numrit te sporteleve megjithate, nese nuk kemi mirekuptimin tuaj per blerjen me heret te biletave, serish mund te krijohen probleme me hyrjen ne stadium.E bejme kete njoftim per t’i paraprire çdo te papriture por edhe duke pare se interesimi i tifozeve per ndeshjen e rradhes me Flamurtarin, eshte me i madh se ne ndeshjen e kaluar dhe kete e tregon edhe numri i konsiderueshem i biletave qe jane shitur gjate tre diteve te fundit.

Ju faleminderit per mirekuptimin! FORCA VLLAZNIA!

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA ISH-KREU I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR, SELIM MUÇA
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT NDËSHKON VJEDHËSIT E ENERGJISË ELEKTRIKE