16 ditët e aktivizmit në Shkodër u mbyllën me temën “Të fshehtat e klikimeve”, përmes një forumi rinor të përbërë nga të rinj të universitetit “Luigj Gurakuqi”, studentë të degëve psikologji, punë sociale, mësuesi dhe informatikë. Suela Domnori, psikologe pranë shoqatës “Gruaja tek Gruaja” që organizoi këtë aktivitet thotë se dhuna kinerbetike është një shqetësim i madh tek të rinjtë. Ajo që nevojitet është edukimi i hershëm. Një prej studentëve Admir Dahati shprehet se përfshirja e të rinjve në këtë forum lidhur me dhunën kinerbetike është një aspekt pozitiv.
Trendi i fundit i sfidave të rrezikshme në Tik Tok apo rrjete të tjera sociale që kanë sjellë dëmtime të shumta deri në ngjarje tragjike në humbjen e jetës janë një problem. Ajo që nevojitet është mbyllja ose kufizimi i këtyre rrjeteve sociale.
46% e dhunës kinerbetike në Shqipëri ushtrohet ndaj grave dhe vajzave ndërsa sulmet ndaj fëmijëve në internet janë rritur me 160%.
Të rinjtë në këtë forum “Të fshehtat e klikimeve” hodhën ide për të gjetur mënyrat që bashkëmoshatarët e tyre por edhe më të vegjlit të jenë të mbrojtur në internet në mënyrë që të mos bien pre e sulmeve kinerbetike.