Të moshuarit që nuk kanë familje apo që kanë fëmijët në emigrim, gjithnjë e më shumë po i drejtohen shtëpive për të moshuar. Një e tillë, gjendet në Shkodër, me numrin më të madh të të moshuarve në rang kombëtar. Drejtori i këtij institucioni Fatjon Hoxha tregon se vetmia dhe emigrimi po detyron të moshuarit që të zgjedhin të jenë rezident tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër.

Kapaciteti maksimal në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër është për 65 persona ndërsa aktualisht aty ndodhen 60 të moshuar rezidentë tregon drejtori Hoxha.

Strehimi në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër sjell shumë përfitime për personat rezidentë aty duke qenë në një mjedis të qetë dhe të sigurtë. Përveç kujdesit mjekësor, të moshuarit kanë mundësinë të ndajnë kohën me persona të së njëjtës moshë por edhe të argëtohen nga aktivitetet e herë pas hershme.

Artikulli paraprakKURTI REFUZOI TAKIMIN ME TË NË KOSOVË, JA SI PËRGJIGJET RAMA
Artikulli tjetër7-VJEÇARJA RREZIKON TË MBYTET NË SHËNGJIN