RENDI DHE SIGURIA GJATË 24 ORËVE, SIPAS POLICISË SË QARKUT.
Sipas raportit të Policise se Qarkut, gjate 24 oreve te fundit, ne Shkoder eshte shtuar numri I rasteve te dhunes dhe vjedhjet.
Keshtu, per te treten dite radhazi, policia njofton per vjedhje makinash, por nuk ka ende autor te identifikuar. Me konkretisht, me datën 19 gusht 2014, filloi procedimi penal për veprën penale të «Vjedhjes», sepse në Lagjen « Tre Heronjt » të qytetit Shkodër, është vjedhur automjeti Tip Bez, me targa SH 0892 E, në pronësi të shtetasit A. S., 35 vjec. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe gjetjen e mjetit të vjedhur.
Nje tjeter vjedhje, kete here ndaj antenave ten je kompanie celulare, ka ndodhur në vendin e quajtur Qaf Mali, Pukë, ku eshte vjedhur një bateri 80 A dhe një sai prej 60 litra naftë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Sa I takon rasteve te dhunes, komunkata e policise njofton se me datën 19 gusht 2014, filloi procedimi penal për shtetasin M. L., 46 vjec, banues në Shkodër, sepse ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në Fshatin Zues, ka goditur me shuplakë në fytyrë shtetasen B. N., 31 vjec, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Po per te njejtin rast, policia ka filluar procedimin penal edhe për shtetasen B. N., vjeç 31, banuese në Burrel, sepse kjo shtetase, pas një konflikti për motive të dobëta në Fshatin Zues, ka fyer shtetasin M. L., 46 vjec.
Sa I takon rasteve te rrahjeve, policia njofton se brenda dites se marte ka filluar procedimi penal për shtetasin A. S., 33 vjec, banues në Shkodër, sepse ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta në Lagjen «Tophanë», ka rrahur dhe kanosur shtetasin S. D., 20 vjec, banues në Shkodër.
Po ashtu, me daten 19 gusht 2014, policia ka nisur procedimin penal për shtetasin A. D., 42 vjec, banues në Fshatin Golem, Komuna Rrethina Shkodër, sepse pasi ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në Fshatin Golem, ka goditur me grushta shtetasin B. H., 54 vjec, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Pervec ketyre rasteve, policia njofton edhe per asgjesimin e 22 parcelave me 2603 rrenje kanabis sativa ne Fshatin Benë te Komunes Shllak ne Shkodër, si dhe per procedimin penal ndaj shtetasit Sh.M., 22 vjec nga Cushtria e Kosoves, sepse gjate kontrollit te policise ne aksin Shkoder-Belipoje, atij iu sekuestrua nje pistolet sportive.