Rreth 40 medikamente janë bërë pjesë e paketës së rimbursueshme e hyrë në fuqi që me datën 5 të këtij muaji.

Këtë e konfirmon drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor në Qarkun e Shkodrës, Markens Shllaku, teksa shton se këtë vit është shtuar gama e përfshirjes në rimbursim kryesisht për të sëmurët kronik dhe për herë të parë përfshihet medikamenti I herceptinës.

Ndërkohë drejtori Shllaku shprehet se barnat rekomandohen nga mjeku I spitalit ose I familjes.

Përveç 40 barnave të reja që do të rimbursohen nga shteti për të gjithë njerëzit në nevojë, do të përfshihet si një zgjidhje përfundimtare edhe Herceptina një zgjidhje jetike për ilaçin e gjirit.

Përveç se i shtrenjtë ishte edhe problematik, tanimë do të jetë tërësisht falas. Ndërkohë kjo do të jetë dhe një përfitim për shtresat në nevojë pasi tashmë lista është pasuruara ndryshe nga vitet e tjera.

 

Artikulli paraprakGJYKATA LEHTËSON POZITËN E KRYEBASHKIAKUT FRROKAJ, I HIQET DHE ‘ARRESTI NË SHTËPI”
Artikulli tjetërLEZHË, PARKINGU I SPITALIT TASHMË ME PAGESË