Prurjet e lumit Kir kanë rrezikuar urën e Bardhajve në njësinë administrative Rrethina. Rrjedha ka gërryer edhe më tepër shtratin e lumit dhe pjesën në këmbët e urës duke rrezikuar shembjen e një pjese në fillim të urës. Pas shqetësimit të ngritur nga banorët e zonës, njësia administrative dhe bashkia Shkodër kanë marrë masat për ndërhyrje në bashkëpunim ne Bordin e Kullimit.
Pritet që këto masa të ndihmojnë në mbrojtjen e urës nga gërryerja deri në një moment të dytë ku situata nga reshjet të përmirësohet. Disa herë në media, banorët kanë kërkuar të investohet në këtë urë e cila rrezikon shembjen dita – ditës, ndërkohë që shtimi I prurjeve në lumin Kir shton edhe më tepër rrezikun për rreth 4000 mije banorë që jetojnë në fshatin Bardhaj dhe lidhen me Shkodrën përmes kësaj ure.