Mos pastrimi i koshave të mbeturinave prej ditësh në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Osman Dhampiraj” në fshatin Shtoj i Ri në Njësinë Administrative Rrethina, është kthyer në një problem për banorët. Ata thonë se ndihen të shqetësuar nga era e rëndë e padurueshme që është përhapur, por edhe nga rreziku që mund të kthehen në burim infeksioni për nxënësit dhe banorët përreth.
Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të krijojnë pika të tjera për vendgrumbullimin e mbeturinave si dhe të vijnë t’i pastrojnë rregullisht.
Ndërsa banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për të zgjidhur këtë situatë në fshatin Shtoj i Ri, ata shprehen se nevojitet edhe ndërgjegjësimi i komunitetit.