Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30 të kësaj të mërkure , në fshatin Shtoj i Ri në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Mjeti tip Benz me targa AA 505 KR që po vinte nga Malësia e Madhe në drejtim të Shkodrës ka goditur në pjesën e pasme një mjet tjetër tip furgon me pasagjerë me targa AA 710 AV. Fatmirësisht nga kjo përplasje e dy mjeteve nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimore dhe një patrullë e policisë së qarkullimit rrugor. Nga hetimet paraprake mendohet se mjeti tip benz e ka goditur furgonin në momentin që shoferi i furgonit kishte frenuar.

Nga dëshmia që i është marrë shoferit të furgonit ky i fundit ka deklarur se kishte frenuar pasi në rrugë ndodheshin disa tela elektrike sepse OSHEE po punonte për riparimin e një defekti. Ne vendngjarje policia po punon per zbardhjen e plote te ketij aksidenti.Rruga Shkoder-Hani Hotit mbetet gjithnje e rrezikshme per aksidente.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “SHASI” NË SHKODËR
Artikulli tjetërTHAÇI REFUZON RAMËN: NUK BËHEMI PJESË E INICIATIVAVE EKSPERIMENTALE RAJONALE