Fenomeni i largimit i të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian është kthyer tashmë në një fenomen kronik ku të gjithë duan një jetesë më të mirë.Edhe fshati Shtoj i Vjetër I njësisë Administrative Rrethina po zbrazet dita-dites ashtu sikurse shumë zona të tjera rurale ku ky fenomen është më i prekur.

Dhjetra shtëpi në këtë fshat janë të braktisura, madje duke mos u kujdesur askush për mirmbajtjen e tyre kanë nisur që të amortizohen e të mbulohen rreth e rreth nga bimësia

Mungesa e kushteve për një jetesë së paku me standarde mesatare, ka bërë që banorët të mos e mendojnë më dy herë largimin në shtete të tjera të Europës.

Kryetari i fshatit Shtoj i Vjetër tregon se largimet janë në masë sidomos vitet e fundit

Ndërkohë largimi I banorëve ka ndikuar negativisht edhe në fuqinë punëtore, ku vetë familjet rezidente vuajnë për të patur krah pune

Mosha e re e popullsisë gjithmonë është cilësuar si shpresa më e madhe për zhvillim e një vendi, por mesa duket në këtë fshat kjo shpresë është ulur këmbëkryq si një plagë e shoqërisë.

Artikulli paraprak“ALI LAÇEJ” PËRMBYLL ME AKTIVITETE VITIN SHKOLLOR
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “ZEF KAKARRIQI”