Ka më shumë se 70 vite që nuk është investuar në rrjetin elektrik në fshatin Shtoj I Vjetër. Banorët tregojnë se si shkak I amortizimit të përcjellësve elektrikë, vuajnë mungesën e energjisë elektrike vazhdimisht. Ata bëjnë thirrje që Operatori I Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të marrë masa për të shtuar investimet në fshat dhe banorët të marrin shërbimin për të cilin paguajnë taksat.

Jo vetëm sot, por banorët e fshatit Shtoj I Vjetër janë ankuar disa herë në media dhe pranë institucioneve përgjegjëse për mungesën e investimeve në rrjetin elektrik. Pavarëisht thirrjeve të tyre dhe ankesave të bëra në formë zyrtare, ende nuk është marrë asnjë masë për ofrimin e një shërbimi cilësorë nga Operatori I Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Artikulli paraprakPËRFUNDON EDICIONI I 5-të I “LEZHA TALENT SHOW”
Artikulli tjetërRRUGA E VARREZAVE E HARRUAR NGA INSTITUCIONET