Depozitimi I mbetjeve në bregun e lumit Kir vijon edhe pas shumë kërkesave të banorëve për të frenuar këtë fenomen I cili ka shkaktuar dëme të mëdha mjedisore në zonën që fillon nga Varrezat e Dëshmorëve deri në fshatin Bleran të njësisë administrative Rrethina.
Mbetjet inerte dhe urbane përveçse kanë ndryshuar shtratin e lumit Kir, tashmë janë kthyer në një problem serioz për shëndetin e banorëve pasi mund të kthehen edhe në burim infeksioni. Një nga banorët e zonës tregon se tashmë grumbujt e mbeturinave po I afrohen shumë zonës së banuar.
Banorët e zonës, prej vitesh kërkojnë pastrimin e këtyre mbetjeve. Por pavarësisht thirrjeve të bëra përmes medias, akoma nuk është marrë një aksion I mirëfilltë pastrimi në shtratin e lumit Kir.