Shtrëngimi I masave për punonjësit e administratës, qendrave tregtare dhe supermarketeve ka rritur numrin e vaksinimeve në Shkodër. Drejtorja e Njësise Vendore të Kujdesit Shëndetësor Suida Kuka ka bërë të ditur se vetëm në pesë ditët e para të vitit janë kryer mbi 1000 vaksinime.

Drejtorja Kuka shton se tashmë ka filluar bashkëpunimi me institucionet ku ushtrohen kontrolle për të gjithë punonjësit në administratë, qendra tregtare dhe supermarkete.

Kur po bëhen një vit prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shkodër, janë vaksinuar 53% e popullsisë bën të ditur drejtorja e Njësië Vendore.

Numri I personave të vaksinuar pritet të rritet gjatë ditëve në vazhdim, ka ende nga ata punonjës të cilët nuk kanë marrë dozat e vaksinës anti-COVID.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITEN SHIFRAT, 70 RASTE DITORE ME COVID-19
Artikulli tjetërSHKODËR, ROMËT PA SHKOLLË: S’KEMI TRANSPORT, PO LYPIM