Mbi 300 metër rrugë më në fund kanë filluar të shtrohen në lagjen “Liria”. Një investim i pushtetit qëndror, i cili pritet të ndikoj pozitivisht në lëvizjen e automjeteve në drejtim të Shirokës dhe Zogajve.

Megjithatë, edhe pse do t’i jepet fund problemit të rrugës me gropa, kjo ka ngjallur në reagim të banorëve të lagjes “Liria”.

Ata kërkojnë vendosjen e bumeve për ndalimin e shpejtësisë së automjeteve. Ndihen të rrezikuar për jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Ata shprehen se kanë kërkuar në Bashkinë Shkodër prej kohësh një zgjidhje për këtë problem, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Nuk kanë munguar edhe rastet e përplasjeve.

Në asfaltimin e këtij segmenti të shkurtër nuk është programuar në projekt për ndërtimin e bumeve.

Banorët e lagjes “Liria” shprehen se situata mund të jetë më serioze në muajt në vazhdim. Problemi është i madh për shkak të afërsisë së banesave me rrugën.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TENTON TI LARGOHET POLICISË, PËRPLASET ME MURIN
Artikulli tjetër“WEST UNIVERS”, SEKUESTROHEN EDHE 114 KG CANNABIS