Futbollisti shkodran dhe ish kapiteni i skuadrës kuqeblu Ndriçim Shtubina në një intervistë për Star Plus ka folur rreth sitautës në të cilën gjendet Vllaznia.

Sa i përket lojtarëve dhe largimeve të mundshme tek ekipi shkodran Shtubina shprehet se situata është e zymtë dhe se fjalët e tija po vërtetohen.

Ndërkohë i pyetur se kë konsideron si problemin kryesorë tek skuadra e Vllaznisë duke qënë se edhe vetë ka qënë pjesë e saj Shtubina shpehet se peshënkryesore të dështimit e kanë stafi dhe lojtarët.

Por një kohësisht ai vijon duke thënë se edhe bashkia duhet të kishte kërkuar më shumë llogari dhe ti qendronte më afër skuadrës.

Sa i përket emërimit të trajnerit në krye të pankinës kuqeblu ku emrat e Edi Martini dhe Ervis Kraja duken si më favorit Shtubina shprehet për Star Plus se mbi të gjitha trajneri duhet të jetë shkodranë.

Në përfundim Ndriçim Shtubina ka edhe një mesazhë për futbollsitët e Vllaznisë dhe njëkohësisht miqt e tij. Ai u bën thirrje që të mos dorëzohen dh eta rikthejnë edhe një herë Vllazninë në Superligë.

Tek Vllaznia akoma nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket largimeve apo afrimeve të mundshme të lojtarëve apo planeve të së ardhmes.

 

Artikulli paraprakMATURANTËT MBYLLIN PROVIMIN E DYTË, 37 MIJË NXËNËS TESTOJNË VETEN TE GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA
Artikulli tjetërMATURA, PROVIMI I GJUHËS DHE LETËRSISË