Ndriçim Shtubina është një nga ish-mesfushorët më të spikatur të kampionatit shqiptar në 20-vitet e fundit. Shkodrani që momentalisht mban postin e koordinatorit teknik pranë Akademisë Vllaznia, në një intervistë për “Star Plus”, komentoi duelin e fundjavës mes Laçit dhe kuqebluve, dy skuadra me të cilat ka kontribuar suksesshëm në karrierën e tij.
Shtubina u ndal te Superiorja e këtij sezoni dhe niveli që po shfaqin skuadrat, teksa shtoi se ka besim që këtë vit Vllaznia mund ta fitojë titullin.
Në karrierën e tij përveç Vllaznisë, Ndriçim Shtubina ka luajtur edhe për Skënderbeun, Flamurtarin, Kukësin, Laçin dhe Egnatian, duke kontribuar suksesshëm si mesfushor.