Kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina pas dy humbjeve radhazi të kuqebluve dhe në prag të ndeshjes me Teutën në trasnfertë shpreh se një fitore ndaj durrsakëve sjell qetësinë në ekip.
Kapiteni kërkon që ekipi i tij të përfitojë nga gjendja jo e mirë e Teutës. I pyetur për ngjarjen e fundit në ekip që ka të bëjë me irritimin e trajnerit Armando Cungu pas humbjes me Laçin dhe kritikat e tij të ashpra ndaj lojtarëve, kapiteni Shtubina i jep të drejtë teknikut Cungu. Për Shtubinën Vllaznia duhet të shohë përpara dhe se mund ta kalojë këtë moment të vështirë. Objektiv në kampionat për kapitenin mbetet vendi i 5-të. Ndeshja ndaj Teutës do të luhet për Vllazninë në transfertë të dielën në ora 14:00. Në këtë përballje kuqeblutë kërkojnë kthesën pas dy humbjeve radhazi.