Sezonin e ri, Akademia Vllaznia do të ketë në rolin e koordinatorit teknik një emër të njohur të futbollit shkodran, pikërisht Ndriçim Shtubinën. Ai, së bashku edhe me drejtorin e Akademisë, Alban Neziri, synojnë që të bëjnë një punë të mirë në krye të grupmoshave kuqeblu, në mënyrë që të nxjerrin futbollistë të spikatur për ekipin e parë. Vetë Shtubina flet për ndjesitë, por edhe objektivat e tij në këtë detyrë të re.

Shtubina ka edhe një kërkesë për prindërit e futbollistëve të Akademisë Vllaznia, teksa ai thotë se çdo lojtar do marrë atë që meriton.

Ekipet e Akademisë Vllaznia pritet të fillojnë nga 1-korriku punën për sezonin e ri, teksa synimi kryesor mbetet nxjerrja e futbollistëve të spikatur për ekipin e parë.

Artikulli paraprakFLUKS PACIENTËSH NË QENDRËN VERORE NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërDEKLARATAT E TONIN GJURAJ, REAGON REKTORJA NË DETYRË E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS RAJMONDA KËÇIRA