Vllaznia do të udhëtojë drejt Korçës, ku do të përballet të shtunën me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Superiore. Në prag të këtij dueli, zv/trajneri i kuqebluve, Ndriçim Shtubina, doli në konferencë për shtyp, ku tha se Vllaznia do të futet në fushë vetëm për tre pikët ndaj Skënderbeut.

Shtubina, i pyetur nëse stafi teknik ka presion përpara kësaj ndeshje, tha se te Vllaznia është një ambient ku punohet qetë, ndërsa theksoi se duhet me patjetër që ekipi kuqeblu të futet në 4-shen më të mirë të kampionatit.

Në ndeshjen ndaj Skënderbeut, Vllaznisë do t’i mungojë mbrojtësi titullar, Esin Hakaj, por përveç tij për këtë duel, nuk do të jenë të gatshëm as portieri Kristi Qarri, mbrojtësi Geralb Smajli, si edhe mesfushori Ardit Krymi, me dy të fundit që janë të pezulluar për shkak kartonësh.

Artikulli paraprakAKSION PASTRIMI NË NJËSINË RRETHINA
Artikulli tjetërDO KENI EMOCIONE PËR TË PËRJETUAR, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT