“Fitore mes tensionit”. Kështu e cilëson kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina fitoren 2-1 ndaj ekipit të Flamurtarit.

Shtubina shprehet se 3 pikët ndaj vlonjatëve janë mjaft të rëndësishme për Vllazninë përsa i përket vazhdimësisë. Shtubina shprehet se ende Vllaznia nuk është e qetë sepse mbijetesa nuk është siguruar ndaj do të luftohet fort deri në fund ndërsa thotë se tashmë është mësuar të luaj në disa pozicione, nga sulmi në mbrojtje. Për ndeshjen e ardhshme ndaj Laçit, kapiteni i kuqebluve thotë se objektiv është fitorja. Shtubina realizoi një supergol ndaj Flamurtarit duke i dhënë në një farë mënyrë sigurinë Vllaznisë në përballjen ndaj vlonjatëve duke çuar në 2-0 shifrat dhe duke sfumuar golin në fund të lojës nga Dushku. Në një numër të madh ndeshjesh kapiteni Shtubina ka bërë disa role në fushë për shkak të mungesave apo pezullimeve nga kartonët.

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA, SKUADRAT SI EKIPE AMATORE LAGJESH
Artikulli tjetër“STAR SPORT” SJELL ARSYET E NDRYSHIMIT TË KALENDARIT NGA FSHF